Lajme

Turqia nuk gjen qetësi! Sërish lëkundje tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 15 November 2024

Një tërmet me magnitudë 4.9 është regjistruar me epiqendër në Dogansehir sipas informacionit në faqen e internetit të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë.

Sipas informacioneve, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.

Bëhet e ditur se ai është ndjerë edhe në Adiyaman, Kahramanmaras, Gaziantep dhe Sanliurfa, shkruan Anadolu Agency.

-Advertisement-

Guvernatori i Malatya, Seddar Yavuz, në llogarinë e tij në rrjete sociale, tha: “Uroj shërim të shpejtë për bashkëqytetarët e mi të prekur nga tërmeti. Nuk është raportuar asnjë reagim negativ deri më tani”.

Kryebashkiaku i Dogansehirit, Mehmet Bayram deklaroi gjithashtu se ekipet janë në terren për shkak të tërmetit dhe se nuk u raportua asnjë lëndim.

Guvernatori i Adiyamanit, Osman Varol, deklaroi se tërmeti është ndjerë edhe në qytetin e tyre.

Në lidhje me lëkundjet ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

“Sipas konstatimeve fillestare nuk ka raportime negative. Raportet janë duke u vlerësuar. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, tha Yerlikaya.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera