Lajme

Turqia nis ofensivën tokësore në Siri

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 22 January 2018

Elementet tokësore të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” po përparojnë me Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) në rajonin Afrin të Sirisë që ndodhet në kufirin me Turqinë, nën pushtimin e organizatës terroriste PYD/PKK, raporton “Anadolu Agency” (AA)
Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se ka filluar operacioni tokësor në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” kundër objektivave terroriste në Afrin të Sirisë. Në njoftimin të cilin është theksuar se operacioni “Dega e Ullirit” është duke vazhduar ashtu siç është planifikuar.

Mësohet se automjetet e blinduara të TSK-së, forcat speciale dhe forcat tokësore kanë përparuar rreth 5 km brenda territorit të Afrinit. Ndërkohë që bëhet e ditur se gjatë përparimit nuk ka pasur ndonjë konflikt serioz.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) lidhur me operacionin e nisur dje kanë njoftuar se janë qëlluar 153 pozicione të PYD/PKK-së në 7 zona të përcaktuara në rajonin Afrin, transmeton Zeri.info.

-Advertisement-

Gjithashtu në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ishte theksuar se operacioni do të realizohet në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, në kuadër të vendimeve të veçanta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në çështjen e luftës kundër terrorizmit dhe në kuadër të të drejtës për vetëmbrojtje, i bazuar në Nenin 51 në Marrëveshjen e OKB-së duke respektuar integritetin territorial të Sirisë. Në deklaratë është theksuar se janë vendosur në objektiv vetëm pikat që u përkasin terroristëve dhe se do të tregohet çdo ndjeshmëri për mosdëmtimin e civilëve.

Pasi regjimi i Asadit në korrik të vitit 2012 ia dorëzoi Afrinin organizatës PYD/PKK pa u konfliktuar, ky rajon përgjatë luftës është bërë vendi fole i organizatës. Për shkak të pozicioneve të larta gjeografike, një pjesë e konsiderueshme e qyteteve Kilis dhe Hatay të Turqisë mbesin brenda rrezes së zjarrit të organizatës në Afrin.

Organizata terroriste prej shumë vitesh përdor malet Amanos për t’u infiltruar nga Siria në Turqi. Afrini është një pikë kyçe për PYD/PKK-në për të formuar një dalje në Mesdhe nga veriperëndimi i Sirisë. Organizata terroriste gjithashtu nëpërmjet Afrinit kërcënon edhe rajonin e “Mburojës Eufratit” edhe “zonën jokonfliktuale” të Idlibit.

Nën pushtimin e organizatës PYD/PKK-së ndodhet një e katërta e territorit të Sirisë, gjithashtu edhe 65 për qind e vijës kufirit Turqi-Siri.

Ndërkohë kreu i Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), Joseph L. Votel, njoftoi se rajoni sirian Afrin nuk është rajon veprimi i koalicionit ndërkombëtar për luftën kundër organizatës terroriste DEASH.

Votel në adresimin para gazetarëve tha se Afrini nuk është rajoni të cilit koalicioni i jep ndonjë rëndësi të veçantë, ndërsa bëhet fjalë për rajon në të cilin forcat turke dje filluan operacionin “Dega e Ullirit” me qëllim të neutralizimit të terroristëve PYD/PKK, të cilët e mbajnë këtë rajon nën okupim prej pesë vjetësh, përcjell Zeri.

Duke theksuar se lufta kundër DEASH-it në Siri edhe më tej vazhdon Votel paralajmëroi se operacioni turk në Afrin mund të kthejë vëmendjen nga kjo luftë. Gjenerali Votel po ashtu tha se Turqia ka informuar koalicionin ndërkombëtar për operacionin në Afrin.

Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Turqisë theksohet se operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të bazuara në të Drejtën Ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçmas atyre që ka të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

“Dega e Ullirit” vazhdon sipas planit

Nga Shtatmadhoria e Turqisë bëhet e ditur se në kuadër të operacionit që është filluar kundër objektivave terroriste në veriperëndim të Sirisë, Afrin, deri më tani janë shënjestruar 153 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it, të cilat përdoreshin si strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve, ndërsa operacioni “Dega e Ullirit” vazhdon ashtu siç është planifikuar, transmeton AA-ja.

Në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Shtatmadhorisë së Turqisë rikujtohet se operacioni “Dega e Ullirit” është nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të stabilitetit në kufijtë e Turqisë dhe në rajon, për neutralizimin e terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe të DEASH-it në rajonin e Afrinit, në veriperëndim të Sirisë dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëllazëror të rajonit nga presionet dhe persekutimet e anëtarëve të organizatave terroriste.

Në njoftim më tej theksohet se operacioni po realizohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, në kuadër të të drejtave të Turqisë të cilat rrjedhin nga e Drejta Ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit e cila qëndron në Nenin 51 të Konventës së OKB-së.

“Objektivat e përcaktuara janë duke u neutralizuar me anë të mjeteve mbështetëse tokësore. Në këtë kuadër deri më tani janë shënjestruar 153 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH, të cilat përdoreshin si strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve, ndërsa operacioni ‘Dega e Ullirit’ vazhdon ashtu siç është planifikuar. Në planifikimin dhe në realizimin e operacionit në objektiv po merren vetëm strehimoret, bunkerët, pozicionet, armët dhe pajisjet e terroristëve. Tregohet çdo lloj i ndjeshmërisë për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera