Turqia nis hetime për 612 njerëz pas tërmeteve vdekjeprurëse

Autori: Gazeta inFokus
22:15 | 25 February 2023
Hetuesit turq kanë nisur hetime kundër më shumë se 600 njerëzve lidhur me ndërtesat që janë shembur pas tërmeteve katastrofike, të cilat janë regjistruar në Turqi më herët gjatë këtij muaji.
Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka thënë se 184 prej 612 të dyshuarve janë në paraburgim, në pritje të gjyqit.
Në mesin e të ndaluarve përfshihen udhëheqës të kompanive të ndërtimit dhe menaxherë të ndërtimit, ka thënë ai në disa komente televizive.
“Mbledhja e të dhënave për ndërtesat vazhdon të jetë bazë për hetimet penale”, ka shtuar ai.
Si pasojë e dy tërmeteve mbi 7 shkallë të Rihterit më 6 shkurt, kanë vdekur mbi 50 mijë njerëz në jug të Turqisë dhe veri të Sirisë.
Shkatërrimi pas tërmeteve ka rritur pikëpyetje për sigurinë e ndërtimeve në Turqi, pasi shumica e 173.000 ndërtesave të atij rajoni janë rrëzuar apo janë dëmtuar rëndë.
Ekspertët kanë thënë se shumë ndërtesa nuk janë ndërtuar sipas standardeve qeveritare.
Partitë opozitare e kanë akuzuar administratën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për dështim të zbatimit të rregulloreve për ndërtim.
Agjencia turke për Menaxhim të Katastrofave ka thënë se 9.470 pasgoditje e kanë goditur rajonin jugor turk pas tërmeteve të 6 shkurtit.
Zyrtarë të agjencisë kanë thënë se presin që pasgoditjet të vazhdojnë për të paktën dy vjet./REL

Të tjera
-
PDK: Nuk ka votë për Albulena Haxhiun
Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca e katërt me rradhë për zgjedhjen e kr...
-
66 mijë euro banesë dhe 200 mijë euro në banka – kjo është pasuria e Artane Rizvanollit
Ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli, po del se ka pasuri sikur në përralla...
-
Për vetëm 3 muaj VV-ja shpenzoi rreth 2 milionë euro
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar sot raportet financiare të sub...
-
Osmani në Finlandë: Mërgata jonë është zemra që rreh për Kosovën, kudo në botë
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me mërgatën kosovare në Finlandë. Në...
-
Sa para i shpenzoi PDK-ja në tremujorin e parë të 2025-së?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në raportin e shpenzimeve për tremujorin e par...
-
KQZ publikon shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar shpenzimet tremujore të subjekte...
-
LDK për tre muaj i ka shpenzuar mbi 150 mijë euro
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar sot raportet financiare të sub...
-
Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu i shtohen KFOR-it si shtete kontribuese me trupa ushtarake në Kosovë
KFOR përmes një njoftimi në faqen zyrtare në X kanë njoftuar se shteteve kont...
-
Ngërçi politik dhe nevoja e krijimit të institucioneve, diskutohen nga kryesia e AAK-së
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e saj të r...
-
BE-ja reagon lidhur me vizitën e Vuçiqit në Moskë
Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e...
-
Vr*sja e policit Lika, avokati Koci: Deri më tani, sipas prokurorisë nuk ka elemente terr*riste
Avokati, Arianit Koci ka folur për vrasjen e policit Muhamed Lika në Kaçanik,...
-
Osmani ua kërkon partive politike emrat për anëtarë të rinj të KQZ-së
Presidentja Vjosa Osmani, iu ka kërkuar partive politike që t’i propozojnë em...