Fun & Video

Turqia ndërton aeroportin më të madh në botë

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 18 October 2018

Aeroporti i ri i Stambollit është një aeroport ndërkombëtar në ndërtim e sipër në rrethin e Arnavutköy në anën evropiane të Stambollit. Projekti i aeroportit është planifikuar si aeroporti më i madh në botë, i cili pritet të përballoj 200 milionë pasagjerë vjetor.

Kostoja totale e projektit pritet të jetë rreth 7 miliardë euro, duke përjashtuar kostot e financimit.Tenderi për ndërtimin dhe funksionimin e objektit deri në vitin 2030, u mbajt më 3 maj 2013.

Aeroporti do të vendoset 20 kilometra jashtë qytetit në bregun e Detit të Zi dhe do të ndërtohet në katër faza, me të parën që pritet të hapet në 2018. Ndërtimi i aeroportit është caktuar të zhvillohet në disa faza, duke zgjeruar aeroportin dhe objektet e tij me kalimin e kohës.

-Advertisement-

Ndërtimi i aeroportit të tretë të Stambollit dhe terminalit më të madh të botës nën një çati do të përfundojë me kohë, tha të martën Ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacioneve të Turqisë, Ahmet Arslan.

“Projekti nuk është në pyetje nga ngërçi [Financiar]. Projekti do të përfundojë me kohë,” tha Arslan për Agjencinë Anadolu. Ai shtoi se rreth 85 për qind e ndërtimit të aeroportit ka përfunduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera