Turqia mbështet pranimin e Suedisë në NATO
Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 11 July 2023
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Kështu tha më 10 korrik shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg, pas takimit në Vilnius të Lituanisë me Erdoganin dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.
“Presidenti Erdogan është pajtuar që të çojë në Asamblenë Kombëtare protokollin e pranimit të Suedisë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe do të punojë ngushtë me Asamblenë që protokolli të ratifikohet”, tha ai.
“Kjo është ditë historike”, shtoi Stoltenberg gjatë një adresimi për media.
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se shteti i tij ka bërë një hap të madh drejt anëtarësimit në NATO pas arritjes së marrëveshjes me Turqinë.
“Është ndjenjë shumë e mirë. Ky ka qenë qëllimi im për një kohë të gjatë dhe besoj se kishim një përgjigje të mirë sot dhe ndërmorëm një hap të madh drejt anëtarësimit”, tha Kristersson pas takimit me liderin turk dhe shefin e aleancës.
Në një deklaratë të ndarë u njoftua se Suedia dhe Turqia kanë arritur marrëveshje.
Turqia ka bllokuar aplikimin e Suedisë në aleancë, duke e akuzuar Stokholmin se strehon aktivistët kurdë që Ankaraja i konsideron terroristë.
Më herët gjatë të hënës, Erdogan kushtëzoi pranimin e Suedisë në këmbim të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.
Por, në deklaratën e lëshuar pas takimit trepalësh u tha se Turqia dhe Suedia do të punojnë ngushtë “në koordinimin e kundërterrorizmit” dhe do të fuqizojnë raportet dypalëshe tregtare.
“Suedia do të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet për të ringjallur procesin e pranimit të Turqisë në BE, përfshirë edhe modernizimin e bashkimit doganor BE-Turqi dhe liberalizimin e vizave”, u tha në deklaratë.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mirëpritur marrëveshjen mes Ankarasë dhe Stokholmit.
“Jam i gatshëm të punojë me presidentin Erdogan dhe Turqinë për të forcuar mbrojtjen dhe parandalimit në zonën euroatlantike”, tha Biden përmes një deklarate, duke shtuar “mezi pres që kryeministri Kristersson dhe Suedia të jenë anëtarët e 32-të në NATO”.
Edhe Gjermania ka mirëpritur vendimin e Turqisë për të hequr bllokadën ndaj Suedisë.
“Rruga për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO nga ana e Turqisë më në fund është zhbllokuar”, tha kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, duke thënë se ky “është një lajm i mirë nga Vilniusi”.
Që një shtet të bëhet anëtar i NATO-s, duhet që të 32 shtetet të ratifikojnë në parlamentet e tyre protokollet e pranimit. Në rastin e Suedisë, përveç Turqisë, edhe Hungaria nuk e ka ratifikuar protokollin që Stokholmi të bëhet pjesë e aleancës.
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj të vitit 2022.
Finlanda u bë anëtare e aleancës në prill të vitit 2023.
Marrëveshja mes Suedisë dhe Turqisë vjen një ditë para nisjes së samitit dyditor të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius të Lituanisë. Ky samit pritet të dominohet nga lufta në Ukrainë dhe raportet që aleanca do të ketë në të ardhmen me Kievin.
Pavarësisht se Ukraina dëshiron që NATO të bëjë hapa drejt anëtarësimit të Kievit në aleancë, Stoltenberg ka thënë se nuk do t’i dërgohet ftesë Ukrainës për anëtarësim, për aq kohë sa vazhdon lufta me Rusinë.
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...