Lajme

Turqia kritikon Pelosin për deklaratën lidhur me luftimet Armeni-Azerbajxhan

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 19 September 2022

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se deklaratat e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, lidhur me përleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ishin “të njëanshme” dhe “sabotojnë përpjekjet për diplomaci”.

Sipas tij, deklaratat e zyrtares amerikane janë të papranueshme.

Pelosi, e cila në fundjavën e kaluar qëndroi në Armeni, fajësoi Azerbajxhanin për shpërthimin e luftimeve të reja në kufi me Armeninë, që kanë lënë të vdekur qindra të vdekur nga të dyja palët.

-Advertisement-

Në Jerevan, ajo deklaroi më 18 shtator se Azerbajxhani ishte fajtor “për sulmet e paligjshme dhe vdekjeprurëse” ndaj Armenisë, duke dënuar këto sulme.

Përmes një postimi në Twitter, Oktay i bëri thirrje Uashingtonit që të sqarojë deklaratat e Pelosit, në mënyrë që, sipas tij, ato të reflektojnë pozicionin zyrtar të Shteteve të Bashkuara.

Armenia dhe Azerbajxhani edhe para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik kanë luftuar për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Më 1994, forcat armene etnike morën kontrollin e këtij rajoni, por pas një lufte më 2020, forcat e Azerbajxhanit arritën të largonin forcat etnike arme nga shumica e territorit të rajonit.

Gjatë dhunës së fundit, ushtritë e të dyja shteteve shkëmbyen zjarr dhe raportohet se janë vrarë më shumë se 200 persona./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera