Lajme

Turqia i hakmerret PKK-së, ia vret 13 militantë

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 02 July 2017

Ushtria turke i ka vrarë 13 militantë të PKK-së në sulme ajrore në juglindje të vendit, pasi militantët e saj i vranë dy zyrtarë të partisë udhëheqëse, AKP, gjatë fundjavës, njoftojnë autoritetet shtetërore.

Orhan Mercan, zëvendës-kryetar i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) në rrethinën Lice në provincën Diyarbakir, u qëllua me armë para shtëpisë së vet të premten në mbrëmje dhe vdiq nga plagët, njoftoi zyrtari i guvernatorit provincial, transmeton Express.

Militantët vranë Aydin Ahi, zëvendës-kryetarin e AKP-së në rrethinën Ozalp në provincën Van të shtunën në mbrëmje, njoftoi zyra e guvernatorit. Burimet bëjnë të ditur se militantët e rrëmbyen Ahin nga shtëpia e tij nën kërcënimin e armës dhe e vranë afër shtëpisë.

-Advertisement-

Ministri i Energjisë i Turqisë, Berat Albayrak shkroi në Twitter se militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdistian (PKK) i kanë vrarë të dy zyrtarët e AKP-së.

Por, PKK ende nuk ka komentuar rreth këtyre vrasjeve, megjithëse në të kaluarën ky grup i ka sulmuar zyrtarët e partisë në pushtet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera