Turqia – Gjermanisë: Mund t’i tërheqësh trupat kur të duash
Autori: Gazeta inFokus
11:24 | 18 May 2017
Gjermania është e lirë t’i tërheqë trupat e veta nga baza ajrore turke “Incirlik”, ka thënë sot ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, duke shtuar se Berlini duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Ankarasë.
Në një intervistë për transmetuesin NTV, Cavusoglu ka thënë se Ankaraja nuk është duke tentuar ta shantazhojë Berlinin duke ua ndaluar ligjvënësve gjermanë qasjen në bazën ajrore “incirlik” ku janë të vendosur rreth 250 trupa gjermane, si pjesë e koalicionit ushtarak kundër Shtetit Islamik (ISIS), transmeton Express.
Zyrtarët turq kanë thënë për Reuters se vizita e ligjvënësve gjermanë në këtë kohë nuk do të ishte e përshtatshme.
Ndërkohë dje, ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, tha se qeveria gjermane është duke i vlerësuar alternativat e mundshme për largimin e trupave nga baza ajrore turke dhe zhvendosjen e tyre në Jordani për një kohë.
E Cavusoglu ka thënë se Gjermania mund ta bëjë këtë nëse dëshiron.
“U takon atyre të vendosin nëse dëshirojnë të largohen. Nuk do t’iu lutemi të qëndrojnë. Ata deshën të vinin këtu dhe ne u ndihmuam. Nëse dëshirojnë të shkojnë ne do t’iu themi lamtumirë,” ka thënë ai.
Marrëdhëniet mes aleatëve të NATO-s dhe Turqisë janë përkeqësuar pas një serie mosmarrëveshjeve diplomatike.

T� tjera
-
Kalon mocioni i PDK-së, Ligji për Specialen në rend dite
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, në emër të kësaj p...
-
Nën masa të larta sigurie mbahet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt
Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi ...
-
Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës vjen dimri, puno të mos shtrenjtohet rryma
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka kritikuar min...
-
“Mos e prekni KFOR-in”, ekspertët amerikanë i bëjnë thirrje Pentagonit të mos tërheqë trupat nga Kosova
Mark Montgomery dhe Ivana Stradner, dy ekspertë të çështjeve të sigurisë kanë...
-
Anton Quni: Djali im kreu shërbimin obligativ ushtarak kroat, për ne Kroacia s’është thjesht vend i huaj, por shtet mik
Deputeti i LDK’së, Anton Quni, sot në foltoren e Kuvendit ka folur për betimi...
-
Shtrenjtimi i jetesës, Nagavci: Krizat ndërkombëtare s’mund të jenë arsyetim për çdo rritje çmimesh
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka dek...
-
Quni: U linçova për djalin, ai e ka pasaportën kroate, ku shërbimi ushtarak është i obligueshëm
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka reaguar pas kritika...
-
Haxhiu për Ligjin për Specialen: Nuk është në rend dite të seancës së Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për D...
-
Haradinaj kërkon monitorimin e vizitave të politikanëve serbë: Kush shkel ligjin, të arrestohet
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve n...
-
Osmani: LDK-ja nuk mbështet rikthimin e ligjit të njëjtë për Specialen
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Vjosa Osmani, ka deklaruar se që...
-
Ankesa e dyshimtë që i shkoi OSHP-së në “çastet e fundit” për tenderin 8 milionësh të KOSTT-it
Pak para hapjes së ofertave për tenderin 8 milionësh të KOSTT për nënstacion ...
-
Haradinaj: E mbështesim ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca e mbështet...

































