Lajme

Turqia e “gjunjëzuar” nga tërmetet, në total janë regjistruar mbi shtatë mijë pasgoditje

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 21 February 2023

Menaxheri i AFAD-it për tërmetet dhe reduktimin e rrezikut, Orhan Tatar, përcolli zhvillimet më të fundit në lidhje me tërmetet në Kahramanmara? dhe Hatay.

Orhan Tatar njoftoi se gjithsej 7242 pasgoditje kanë ndodhur ku 3 tërmete janë më të veçanta.

Tatar gjithashtu njoftoi se pas tërmetit të djeshëm në Hatay më magnitudë 6.4, janë ndjerë 116 pasgoditje, më i madhi prej të cilëve ishte 5.8.

-Advertisement-

Gjithashtu është dhënë edhe paralajmërim rutinë për cunami.

Tërmeti me magnitudë 6.4 goditi pranë qytetit të Antakias pranë kufirit me Sirinë, pikërisht një nga zonat ku tërmetet masive të 6 shkurtit vranë mbi 45 mijë vetë, e lanë pas një vazhdë shkatërrimesh masive, ndërsa dhjetëra mijëra persona mbeten të pastrehë.

Ekipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende të kërkojnë nën rrënoja pasi disa kanë mbetur të bllokuar. Rreth gjashtë persona humbën jetën nga tërmeti i djeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera