Lajme

Turqia e dënon sulmin në xhaminë në Pakistan ku u vranë mbi 30 njerëz

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 30 January 2023

Ankaraja e ka dënuar sulmin në xhaminë në Pakistan, ku mbetën të vrarë mbi 30 persona, ndërsa ka shprehur ngushëllime për popullin pakistanez.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e jetëve dhe plagosjeve si rezultat i aktit terrorist të së hënës që synonte një xhami në qytetin veriperëndimor të Peshavarit”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme turke.

Të paktën 32 persona mbetën të vrarë dhe 150 të tjerë të plagosur nga shpërthimi i sotëm në një xhami në Pakistan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera