Lajme

Turqia: Deklarata e Biden për ngjarjet e vitit 1915 nuk do të pranohet kurrë nga populli turk

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 24 April 2021

Joe Biden të shtunën u bë Presidenti i parë i SHBA-së që njohu zyrtarisht si gjenocid, masakrën ndaj armenëve nga Perandoria Osmane në vitin 1915.

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime nga ministria e punëve të jashtme turke, përfshirë edhe nga vetë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga askush për të kaluarën tonë. Oportunizmi politik është tradhtia më e madhe ndaj paqes dhe drejtësisë. Ne e hedhim poshtë plotësisht këtë deklaratë të bazuar vetëm në populizëm”, ka deklaruar Cavusoglu përmes llogarisë së tij në Twitter.

-Advertisement-

Për më tepër ngjashëm këtij reagimi iu është bashkangjitur me komunikatë ministria e punëve të jashtme në Turqi, duke potencuar se denoncon deklaratën e Presidentit të SHBA-së.

“Ne e hedhim poshtë dhe e denoncojmë me fjalët më të forta deklaratën e Presidentit të SHBA-së në lidhje me ngjarjet e vitit 1915”, ka reaguar ministria e punëve të jashtme në Turqi.

“Është e qartë se deklarata e përmendur nuk ka një bazë shkencore dhe ligjore, dhe as nuk mbështetet nga ndonjë provë”, njofton komunikata.

Armenia thotë se 1.5 milion njerëz u vranë në vitin 1915-1916, duke iu referuar masakrës si gjenocid.

“Kjo deklaratë e SHBA-së e cila shtrembëron faktet historike, nuk do të pranohet kurrë në ndërgjegjen e popullit turk, dhe do të hapë një plagë të thellë që minon besimin dhe miqësinë tonë të ndërsjellë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Turqisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera