Lajme

Turqia blen raketa anti-ajrore nga Rusia në vlerë 2.5 miliardë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 12 Shtator 2017

Turqia ka nënshkruar një marrëveshje të diskutueshme me Rusinë për të armatosur forcat e saj me raketat anti-ajrore S-400 të Rusisë.

Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan tha se Ankaraja kishte paguar tashmë depozitën  për këtë marrëveshje, që vlerësohet të jetë me vlerë 2.5 miliardë dollarë.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. Anëtarëve të Aleancës u kërkohet të blejnë sisteme armësh të pajtueshme.

-Advertisement-

Turqia ka krijuar lidhje më të ngushta me Rusinë, pas përkeqësimit të fundit të lidhjeve me SHBA-të, transmeton KosovaPress.

Ajo kundërshton mbështetjen ushtarake amerikane për rebelët kurdë sirianë të YPG, të cilët janë të lidhur me rebelët kurdë në Turqi.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy