Lajme

Turqia arreston mbi 50 persona

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 12 May 2017

Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 50 persona, si pjesë e një hetimi për bursën e Stambollit.

Agjencia e lajmeve, Anadollu ka raportuar sot se 57 persona janë arrestuar në 6 provinca të ndryshme, nën dyshimin se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen.

Më herët, gazeta Haberturk ka raportuar se të arrestuarit ishin ish-punonjës të bursës së Stambollit, të cilët u shkarkuan nga postet e tyre, pas grusht-shtetit të dështuar të korrikut të vitit të kaluar.

-Advertisement-

Ankaraja akuzon Gulenin se ka planifikuar grusht-shtetit dhe po kërkon që Shtetet e Bashkuara ta ekstradojnë në Turqi.

Dhjetëra mijëra persona janë arrestuar dhe më shumë se 140,000 shërbyes civilë, personel të sigurisë dhe akademikë janë larguar nga puna pas grusht-shtetit të dështuar.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet që të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump më 16 maj në Uashington.

Është raportuar se ai do të kërkojë nga presidenti Trump, esktradimin e klerikut Fethullah Gulen.

Në mars të këtij viti, kujtojmë se autoritetet turke kanë arrestuar në tri ditë 740 persona, të dyshuar se kanë lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), raportojnë media turke, duke cituar një burim nga Ministria e Brendshme.

Siç raporton Reuters, autoritetet turke kanë kryer 36 bastisje gjatë tre ditëve, ku kanë konfiskuar pajisje të ndryshme, dokumentacion dhe dhjetëra arme./rel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera