Lajme

Turqia arreston 31 shtetas të huaj pjesëtarë të ISIS-it

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 10 February 2018

Së paku 31 shtetas të huaj janë arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar në Stamboll, objektiv i së cilit ishin persona të lidhur me organizatën terroriste ISIS.

Ekipet policore të Departamentit për luftë kundër terrorizmit në Stamboll filluan aksion për arrestimi e personave që dyshohen se veprojnë për ISIS-in dhe përgatitin aktivitete të caktuara terroriste.

Gjatë bastisjes në gjashtë adresa në tre lagje të Stambollit janë arrestuar së paku 31 shtetas të huaj, raporton Anadolu Agency.

-Advertisement-

Policia po ashtu konfiskoi edhe material të konsiderueshëm dixhital dhe dokumente. Të dyshuarit pas kontrollit mjekësor janë transferuar në ndërtesën e policisë dhe vazhdojnë hetimet ndaj tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera