Lajme

Turqi, vritet një anëtar i Shtetit Islamik

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 20 August 2017

Forcat turke të sigurisë kanë vrarë një anëtar të dyshuar të grupit të Shtetit Islamik dhe kanë arrestuar katër të tjerë, të gjithë të dyshuar për planifikimin e një atentati me bombë, njoftuan dje autoritetet.

“Automjeti që transportonte pesë të dyshuarit u ndalua në rajonin jugor të Hatayt, kufi me Sirinë, pas informacioneve për ardhjen e tyre në vendin tonë për të kryer një atentat me bombë”, deklaroi zyra e guvernatorit të provincës.

Ai shtoi se katër prej tyre iu ishin dorëzuar forcave të policisë, por këtyre të fundit iu është dashur të hapin zjarr ndaj të pestit, i cili ka tentuar t’i sulmojë.  “Identifikuar si një sirian, ai ka humbur jetën”, sipas komunikatës së zyrës së qeverisë.

-Advertisement-

Dy të huaj të hyrë ilegalisht në Turqi dhe gjithashtu të dyshuar se i përkisnin Shtetit Islamik u arrestuan të enjten në Stamboll”, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve “Anadolu Agency”.

“Këta persona, kombësia e të cilëve nuk u zbulua, akuzohen për përgatitjen e një atentati dhe policia ka sekuestruar një armë automatike, dy pistoleta dhe municione gjatë operacioneve që çuan në arrestimin e tyre”, sipas të njëjtit burim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera