Lajme

Turqi, gjykata hedh poshtë ankesën e opozitës kundër rezultatit të referendumit

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 26 April 2017

Gjykata më e lartë administrative e Turqisë ka hedhur poshtë një apel nga partia kryesore e opozitës për të lënë në pritje njoftimin zyrtar të rezultateve përfundimtare në referendumin e fundit kushtetues.

Partia Republikane e Popullit (CHP) e qendrës së majtë paraqiti javën e kaluar në gjykatë një ankesë, ku kërkonte pezullimin e ekzekutimit kundër njoftimit të komisionit zgjedhor.

CHP dhe grupet e tjera të opozitës kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj Komisionit zgjedhor, i cili mund të ketë lejuar fletët e votimeve pa një vulë zyrtare.

Ligji ndalon pavlefshmërinë e fletëve të votimit, si një masë kundër mashtrimit.

-Advertisement-

Sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve Anadolu Agency, gjykata e hodhi poshtë ankesën me shumicë vote, dhe vendosi që apeli nuk ishte nën juridiksionin e tij duke shtuar se do të lëshonte një shpjegim me shkrim më vonë, transmeton Syri.net.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera