Lajme

Turqi, 356 të vdekur nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 03 April 2020

Shtatëdhjetë e nëntë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 356, njoftoi Ministria turke e Shëndetësisë.

Gjithsej 125.566 persona janë testuar në Turqi deri më tani, 18.757 vetëm gjatë ditës së sotme, ndërsa me 2.456 raste të reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 18.135, treguan të dhënat e fundit të ministrisë.

Sipas të dhënave, 1.101 pacientë aktualisht janë duke u trajtuar në repartet e kujdesit intensiv. Ndërkaq, në një postim në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i testeve të kryera gjatë ditës së sotme ka qenë për mbi 4 mijë më i lartë sesa ai i ditës së djeshme.

-Advertisement-

“Kemi 82 pacientë të shëruar rishtazi. Sërish tërheq vëmendje fakti që 82 për qind e të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit janë persona të moshës mbi 60 vjeç”, njoftoi ministri Koca./AA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera