TURPI I MADH I AKADEMISË: Pse Kryeministri i parë i Kosovës mbeti jashtë Enciklopedisë?
Autori: Avdyl Pajaziti
15:12 | 23 Tetor 2018
Mbi gjashtë mijë figura të ndryshme zunë vend në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës.
Në të hapësirë e madhe iu nda edhe vet akademikëve, madje edhe familjarëve të tyre.
Për vet kryeredaktorin, akademikun Mehmet Krajën, u shkrua gjer e gjatë. Në këtë Enciklopedi zunë vend edhe dy vajzat e tij Garentina (gazetare) dhe Arzana (regjisore), shkruan Gazeta inFokus.
Veç futjes së shumë figurave pa ndonjë kriter ka edhe shumë personalitete me nam që mbeten jashtë kësaj Enciklopedie prej 1,818 faqesh.
Bajram Rexhepi është njëri ndër ta.
Mjeku me nam nga Mitrovica që u bë kryeministri i parë i Kosovës nuk zë vend në Fjalorin Enciklopedik që për kryeredaktor ka akademik Mehmet Krajën, shkruan Gazeta inFokus.
Për dijeninë e Mehmet Krajës dhe akademikeve tjerë më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president.
Në atë kohë Bajram Rexhepi u konsiderua politikan i moderuar dhe me gogja peshë për pajtimin politik në vendin e dalë nga lufta e me plot armiqësi.
Si kryeministër vendi Bajram Rexhepi mbahet mend jo vetëm për konsolidimin e institucioneve të Kosovës por edhe si njëri ndër më meritorët për ndalimin e trazirave ndëretnike të fillimvitit 2004.
Kryeministri i atëhershëm doli në ballë të protestuesve marsin e këtij viti, shkruan Gazeta inFokus.
Ndryshe, po për Mehmet Krajen dhe ASHAK-un Bajram Rexhepi ka lindur më 3 qershor 1954 në Mitrovicë, ishte kirurg para se të bëhej politikan.
Edhe në punën e parë ai ka lënë gjurmë.
Gjatë luftës, më 1999 Bajram Rexhepi iu kishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në Zonën Operative të Shalës.
Pas luftës, Bajram Rexhepi shërbeu edhe si kryetar i këshillit bashkiak të qytetit të ndarë të Mitrovicës.
Bajram Rexhepi e la politike më 2014 për të vazhduar karrierën e tij si kirurg.
Ai vdiq më 21 gusht 2017 nga kancerit në një spital turk. /Gazeta InFokus/

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
































