Fokus

Turpi i Kosovës – Mobilizohen të huajt për të pajtuar LDK-në e VV-në

Autori: Halil Berisha 14:08 | 19 December 2019

Në zgjedhje hyn me premtime që do të qeverisin bashkë.

Kjo pasi edhe para mbajtjes së zgjedhjeve LDK e Vetëvendosje patën shumë takime mes tyre, për të bërë një koalicion parazgjedhor, shkruan gazeta inFokus.

Atë nuk e arritën, e takimet i vazhduan edhe pas zgjedhjeve.

-Advertisement-

Kësaj radhe thon që vetëm po presin që të dalin rezultatet përfundimtare, e ai që ka edhe qoftë një votë më shumë do të bëhet kryeministër e të lidhin koalicion.

Tani edhe kjo pjesë është kryer, fituese është Vetëvendosje e Albin Kurti, shkruan gazeta inFokus.

Por, koalicioni qeverisës po vazhdon të mos bëhet.

Tash, kanë dal probleme tjera. Në vend që harmonizimi i programit qeverisës të nxirrte më shumë telashe, për LDK-në e VV-në ajo pjesë nuk duket që pati shumë problem.

Tani, telashin kryesore e kanë postin e shefit të shtetin, edhe pse pozita është e zënë nga Hashim Thaçi deri në prill të vitit 2021.

Për këtë punë u takuan disa herë, por asnjëherë nuk arritën ndonjë ujdi e të merren vesh për karrigen e Presidentit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Madje, të mërkurën LDK mbajti edhe Këshillip e Përgjithshëm të partisë për të diskutuar për këtë temë.

Nga takimi dolën e thanë në që nuk ka asnjë kompromis për këtë punë, Presidenti i takon LDK-së.

Kjo si duket ftohi edhe më shumë raportet mes LDK-së e VV-së, duke rrezikuar që Kosova të mbetet pa qeveri edhe për një kohë, sidomos tashti në një situatë delikate politike në vend.

E për këtë punë, si duket, më shumë po interesohen të huajt se sa edhe vet ne, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pasi këtë të enjte, pasi u pa që janë ftohur me të madhe raportet në mes të dy pretendentëve për të krijuar qeverinë e re, në Kosovë erdhën edhe mysafir por pati edhe deklarata të shumta nga ndërkombëtarët.

Fillimisht dy pjesëtarët e Bundestagut, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, erdhën në Kosovë, të mërkurën mbrëma ku u takuan me udhëheqësit e Vetëvendosjes.

E të enjten edhe me ata të LDK-së, shkruan gazeta inFokus.

“Nëse është ky vullnet politik mes dy partive për të formuar qeverinë për të mirën e qytetarëve të Kosovës atëherë nuk duhet të ngecin në detaje teknike dhe duhet t’i besojnë njëra tjetrës. Thirrni njëra tjetrën caktojeni një datë të bisedimeve dhe përfundoni marrëveshjen e koalicionit”, ishte lutja e Beyer që nëse do të kishim një skenë normale politike në vend, do të duhej të konsiderohej si një goditje e madhe në përgjegjshmërinë e tyre.

Pastaj lutje që të bashkohen kosovarët që fituan zgjedhjet pati edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Kosova duhet që me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson BE-ja”.

“Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të elektoratit”.

Këtë postim të Zyrës së BE-së në Kosovë e shpërndau edhe Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, shkruan gazeta inFokus.

“Ne pajtohemi me BE-në: njerëzit e Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive”, thuhet në postimin e ambasadës.

Pastaj edhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar, të cilët thanë që mbështesin deklarimet e përfaqësuesve të BE-së në Kosovë për formimin e shpejtë të qeverisë në mënyrë që të qohen përpara proceset e rëndësishme e në interes të Kosovës e njerëzve të saj.

Do të thotë miqtë më të mëdhenj të Kosovës, ashtu sikur shumë herë prej pas-luftës u bëjnë thirrje politikanëve tanë për bashkim e punë në të mirë të qytetarëve, derisa këta as edhe njëherë nuk kanë çuar asnjë mandat deri në fund duke rrëzuar njëra-tjetrën, për të vazhduar më pastaj me pazare politike./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera