Lajme

“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 26 November 2024

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin e LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Bajrami ka shkruajtur në Facebook se Bajqinovci gënjeu kur e ndërlidhi atë me dënimin e para disa viteve të një pronari të një kompanie, për posedim të paautorizuar të grurit.

Ajo ka thënë se Bajqinovci e publikoi vetëm një pjesë të raportimit, por jo edhe atë ku shkruan qartë dhe saktë se dosti i kryeministrit Kurti pagoi cent për cent krimin ndaj Kosovës.

-Advertisement-

“Hera e fundit që unë replikoj me shpifësin e ligës së pestë Mefail Bajqinovci.  Shiheni se si manipulon dhe tenton me shpërnda një rrenë, duke publikuar vetëm njërën pjesë të raportimit të “Betimit për Drejtësi” por jo edhe pjesën ku shkruan qartë dhe saktë se dosti i Kurtit ka pagu cent për cent krimin ndaj Kosovës.  Pra, dosti i Kurtit ka paguar cent për cent dëmin që ia ka shkaktur Kosovës! Pikë. Turp duhet me të ardhë!”, ka shkruajtur Bajrami. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera