Sport

Turneu ‘Adem Jashari’ në futsall edhe këtë vit i takon Mabetex Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 05 March 2021

Skuadra e Mabetex Prishtinës në futsall edhe këtë vit ka arritur të shpallet fituese në turneun ‘Adem Jashari’, shkruan Gazeta inFokus.

Dueli ndaj rivalit lokal, FC Prishtina 01, u mbyll me rezultat minimal 1-0, në favor të Mabetexit falë golit të shënuar nga Jeton Rukovci, në nimutën e 14-të.

Trofeu u shpërnda nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili po ashtu ndau mirënjohje për Familjen Jashari e cila i takoj sportistit, Igball Jashari.

-Advertisement-

Kjo ishte hera e dytë radhazi që Mabetex Prishtina arriti të zë vendin e parë këtë garë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera