Turma të mëdha admiruesish i japin lamtumirë yllit të futbollit Pele në Santos

Autori: Gazeta inFokus
21:01 | 03 January 2023
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ishte në mesin e 230,000 të pranishmëve që kaluan pranë arkivolit të hapur të Peles në Santos, ku disa tifozë derdhën lotë dhe të tjerë brohoritën për yllin brazilian të futbollit teksa kalonin nëpër stadiumin e qytetit bregdetar.
Një shërbesë përkujtimore 24-orëshe në stadiumin Vila Belmiro për Pelen, i cili vdiq javën e kaluar në moshën 82-vjeçare pasi luftoi me kancerin e zorrës së trashë për një vit, përfundoi të martën në mëngjes dhe më pas arkivoli i tij u nxorr me makinë duke kaluar nëpër qytet për një varrim privat.
Makina u ndal jashtë shtëpisë së nënës së tij 100-vjeçare, ku turmat që kishin dalë në rrugë duartrokitën. Motra e Peles e shikonte me lot nga ballkoni.
“Pele është i pakrahasueshëm, si futbollist dhe si qenie njerëzore”, tha presidenti i sapobetuar Lula, i cili mbërriti me helikopter në stadium të martën në mëngjes. Ai qëndroi për rreth 30 minuta pranë arkivolit të Peles, të mbështjellë me një flamur brazilian, në qendër të fushës së futbollit.
Njerëzit kishin krijuar radhë të gjata jashtë stadiumit në Santos, qyteti ku Pele jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij, dhe pritën deri në tre orë për të bërë nderimet e tyre edhe gjatë natës.
“Rroftë mbreti”, shkruhej në një pankartë gjigante brenda stadiumit. I quajtur ‘mbreti i futbollit’, Pele luajti për Santos nga viti 1956 deri në vitin 1974, duke shënuar më shumë se 1000 gola.
Lula ngushëlloi anëtarët e familjes së Peles dhe dëgjoi një shërbesë katolike së bashku me Zonjën e Parë Rosangela da Silva.
“Gjëja më fantastike është se Pele nuk e mbajti kurrë hundën përpjetë, ai i trajtoi të gjithë njësoj”, tha presidenti Lula për televizioninn Santos TV.
Personalitete të famshëm dhe autoritete nga mbarë bota gjithashtu bënë nderimet e tyre për yllin Pele. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ishte një nga të parët që mori pjesë në memorial të hënën dhe tha se do t’u kërkonte shoqatave të futbollit në mbarë botën që të emërtonin një stadium me emrin Pele, i vetmi njeri që fitoi Kupën e Botës tre herë si lojtar.
Disa yje të futbollit morën pjesë në shërbesën mortore, duke përfshirë ish-mesfushorin brazilian Ze Roberto, i cili ndihmoi në vendosjen e arkivolit të Peles në qendër të fushës të hënën.
Por vetëm dy nga 67 kampionët e gjallë brazilianë të botës morën pjesë në shërbim – fituesi i Kupës së Botës 1994, Mauro Silva, i cili punon për Shoqatën e Futbollit të shtetit të Sao Paulos, dhe kampioni i vitit 1970, Clodoaldo, i cili punon për klubin Santos, duke shkaktuar kritika nga disa komentatorë./VOA

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...