Lajme

Turisti humbi jetën në Valbonë, priten alpinistë nga Kosova për ta nxjerrë trupin

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 10 May 2022

Një turist gjerman humbi jetën tragjikisht ditën e sotme në alpet e Valbonës, pasi ra në humnerë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa helikopteri e ka të pamundur ndërhyrjen për të marrë trupin e pajetë. Mësohet se priten që të vijnë alpinistë nga Kosova që do të ndihmojnë në nxjerrjen e viktimës nga humnera, shkruan abcnews.al.

Një grup prej katër turistësh të huaj po eksploronin alpet teksa dyshohet se kanë ngatërruar rrugën. Për pasojë njëri prej tyre ra në humnerë, pasi ka rrëshqitur në akull. /abcnews.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera