Lajme

Turistes nga Britania pas vizitës në Kosovë i vjen fatura e telefonit 3 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 08 November 2018

Rahime Sulja nga Leicester në verën e këtij viti vizitoi Kosovën, por ajo me tu kthyer në Britani i mbërriti fatura 3 mijë paundë, pasi kishte përdorur shërbimin roaming.

Turistja nga Britania mori një mesazh “Mirësevjen në Slloveni” dhe që mund të përdorte të njëjtin plan si në vendin e saj, në bazë të marrëveshjeve pa roaming të BE-së.

Por kur u kthye në Britani, siç mëson Top Channel, ajo pa se fatura ishte 2751 paundë në njërin telefon dhe 663 paundë në tjetrin.

-Advertisement-

Fatmirësisht kompania telefonike e korrektoi gabimin dhe Sulja nuk e pagoi faturën.

Ajo gjithashtu zbuloi se edhe për vizitat e mëparshme ishte mbitarifuar, por për shkak se kishte shkuar në Shqipëri, ku e dinte se ka tarifa roaming, nuk kishte kuptuar se u tarifua dhe për Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera