Turistë holandezë magjepsen nga Mali i Tomorrit
Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 28 March 2018
Një grup turistësh holandezë, vizituan gjatë fundjavës Malin e Tomorrit në tentativë njohjeje të natyrës dhe kulturës së këtyre anëve.
Ata, fillimisht u akomoduan në Shtëpinë e Pritjes së Vizitorëve në fshatin Tomorr, ku u njohën me historikun e parkut, zonës rreth tij, florën dhe faunën, traditat dhe zakonet e zonës, të shoqëruar nga specialistë të Administratës së Zonave të Mbrojtura në Berat.
Megjithë motin e paqëndrueshëm, grupi i vizitorëve u ngjit në lartësinë e fshatrave Tomorr i Madh dhe Tomorr i Vogël, ku vizituan dhe kalanë e vjetër që gjendet aty, shkruan Infokusi.
Shoqëruesit u treguan për legjendat e malit dhe historinë e zonës, degëzimin e rrugës së vjetër tregtare të quajtur “Vrromi i Madh”, për Hanin e Perisnakës që tashmë është future dhe në fjalorin e përditshëm, për zhurmën tregtare që zhvillohej dikur në këtë vend, u folën edhe për Parkun Kombëtar të Tomorrit, bimësinë, kafshët, historinë e fshatrave të zonës dhe mbi të gjitha për traditat, dhe mikpritjen e veçantë.
Grupi i turistëve holandezë, të gjendur nën hijen e Malit të Madh, ndjenë peshën e rëndë të legjendave dhe gojëdhënave rreth enigmës së tij. Kjo ishte përshtypja e tyre para se të largoheshin.
Do të zbresin drejt fushave holandeze duke mbajtur mbi çantat e shpinës, gravitetin e rëndë të Dodonës Pellazgjike apo (Dodonës Dimër keqe) dhe mbi të gjitha përshtypjet nga qyteti muze i Beratit. /INFOKUSI.COM/
Të tjera
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...