Lajme

Turbullohet uji në Ujman, Fushë Kosova përballet me reduktime

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 27 November 2023

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit , Fushë Kosova do të përballet me reduktime të ujit të pijshëm.

Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, reduktimet do të jenë në oraret ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00.

”Situata vazhdon deri në njoftimin e radhës.Deri atëherë situata mbetet e njejtë. Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera