Lajme

Turbullira në Badoc do t’i lë pa ujë disa lagje

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 15 January 2021

Banorët e Prishtinës që furnizohen me ujë nga fabrika e trajtimit të ujit “Badoc” do të kenë reduktime për shkak të turbullirës së krijuar në këtë liqe.

Nga ky reduktim prodhimi ( nga ora 19:30, sonte) do të afektohen këto zona: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Matiqani, Bregu i Diellit, pastaj pikat e tjera të kryeqytetit si: Tophanja, Dardania,

Ulpiana dhe qendra e qytetit, pastaj qyteti i Fushë Kosovës dhe Obiliqi, pothuajse te gjitha zonat mbesin pa ujë sonte prej orës 21:00, thotë KRU “Prishtina”.

-Advertisement-

Niveli i lartë i turbullirës e bën të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedon ujësjellësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera