Rozë

Tupac gjallë, publikohet videoja që po habit internetin

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 21 November 2019

Pavarësisht se nuk ka ndonjë fakt, teoricienët konspirativ vazhdojnë të besojnë se Tupac Shakur, reperi që vdiq më 1996, është ende gjallë e shëndosh.

Këtë herë, dikush po thotë se e ka filmuar reperin e këngës së njohur ‘California Love’ duke buzëqeshur, biseduar në telefon dhe duke pirë cigare.

Tupac ishte qëlluar për vdekje në Nevada më 13 shtator, 1996, përderisa ishte në veturë. Prej atëherë, shumë njerëz pretendojnë se e kanë parë atë disa herë, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Edhe pse nuk ka ndonjë dëshmi për këto pretendime, duhet ta pranojmë se burri në video duket shumë si ai. Videoja u bë nga një kameraman anonim, i cili u fsheh pas një lule dhe e incizoi atë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera

Fokusi

roze