Rozë

Tuna po i rikthehet muzikës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 08 February 2018

Ka mbi një vit e gjysmë që këngëtarja Tuna nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Paraqitja e saj e fundit mbetet ajo në “Kënga Magjike 2016”, ku u prezantua me projektin muzikor “Duam”, një baladë mbresëlënëse të cilën e këndoi sa ishte shtatzënë dhe ia dedikonte fëmijës së saj.

-Advertisement-

Tuna në “Kënga Magjike 2016”

Në maj të vitit 2017, ajo u bë nënë për herë të parë e një djali, të cilin vendosi ta pagëzojë me emrin Tian.

Që nga ajo kohë, Tuna iu përkushtua vetëm rritjes së djalit, ndërsa nuk u pa fare në evente apo mbrëmje muzikore.

Megjithatë, duket se kjo nuk do të zgjasë edhe shumë, pasi Tuna së fundmi ka filluar përgatitjet për projektin e saj më të ri muzikor.

Ka qenë kompozitori i njohur maqedonas, Darko Dimitrov, ai i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet bashkë me këngëtaren shqiptare.

“Miq të vjetër, muzikë e re”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë, me çka ka lënë të kuptohet se dyshja kanë nisur punën për këngën e re.

Bashkëpunimet e mëparshme të Tunës me Darkon kanë qenë shumë të suksesshme, kujtojmë këtu këngët e njohura të saj si: “Testamenti”, “Pardon”, “Beb i vitit të ri” etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera