Sport

‘Tulipanët’ u gëzuan, por këtë kombëtare keq e ‘lënduan’

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 17 June 2021

Kombëtarja e Holandës e ka realizuar edhe fitoren e dytë rresht në Kampionatin Evropian të futbollit ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Tulipanët’ janë treguar të fortë edhe ndaj Austrisë, duke e mposhtur pa problem me rezultat 2-0, në takimin e vlefshëm për raundin e dytë të Grupit C.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’ në Amsterdam, golat për holandezët i realizuan Memphis Depay në minutën e 10’ dhe Denzel Dumfries në minutën e 67’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Holanda ka kaluar në fazën e eliminimit direkt, pasi renditet e para në Grupin C me 6 pikë.

Megjithatë gëzimi i ‘Tulipanëve’ dikë e ka lënduar keq, pasi Maqedonia Veriore edhe zyrtarisht është eliminuar nga Kampionati Evropian.

Kjo pasi maqedonasit kanë mbetur të fundit me 0 pikë dhe i kanë humbur duele direkte me Austrinë dhe Ukrainën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera