Sport

‘Tulipanët’ të fortë për Austrinë, fitojnë pa problem midis Amsterdamit

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 17 June 2021

Kombëtarja e Holandës e ka realizuar edhe fitoren e dytë rresht në Kampionatin Evropian të futbollit ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Tulipanët’ janë treguar të fortë edhe ndaj Austrisë, duke e mposhtur pa problem me rezultat 2-0, në takimin e vlefshëm për raundin e dytë të Grupit C.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’ në Amsterdam, golat për holandezët i realizuan Memphis Depay në minutën e 10’ dhe Denzel Dumfries në minutën e 67’.

Pas kësaj fitoreje, Holanda ka kaluar në fazën e eliminimit direkt, pasi renditet e para në Grupin C me 6 pikë, kurse Austria mbetet e treta me 3 pikë dhe kalimin tutje do ta kërkoj në duelin e fundit.

Ndeshjen e radhës holandezët e luajnë ndaj Maqedonisë Veriore, kurse Austria do të përballet me Ukrainën./Gazeta inFokus/

Të tjera