Tubim madhështor i LDK-së dhe koalicionit në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus
12:27 | 09 June 2017
Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, sot, duke filluar nga ora 17:00, mbajnë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, manifestimin qendror të përmbylljes së fushatës për zgjedhjet e së dielës.
LDK dhe koalicioni i saj po e përmbyllin një nga fushatat më të suksesshme të viteve të fundit, gjatë së cilës është shpalosur në detaje programi qeverisës dhe janë prezantuar kandidatët për deputetë. Fushata e Koalicionit ishte model, jo vetëm për Kosovën, por edhe më gjerë, se si një program qeverisës shkrihet në veprime konkrete, afate kohore dhe rezultate të matshme.
Koalicioni i djathtë konsideron se 110 kandidatët e propozuar në një listë me personalitete nga të gjitha fushat dhe me duar të pastra, është pranuar masivisht nga elektorati dhe qytetarët.
Prof. Dr. Avdullah Hoti, me përgatitjen e tij akademike në Britaninë e Madhe, me përvojën e suksesshme në pushtetin lokal dhe qendror, si dhe me biografinë e tij të pastër, është alternativa e vetme dhe e pakonkurrencë në zgjedhjet e së dielës.
Ky ekip dhe ky program janë rruga e vetme për të ndërtuar një shtet ligjor, pa krim dhe korrupsion, me vende të reja të punës, kujdes ndaj pleqve, të rinjve dhe fëmijëve, me arsim dhe shëndetësi cilësore, një shtet ku rinia e sheh këtu perspektivën për të jetuar dhe për tu zhvilluar.
I ftojmë elektoratin dhe qytetarët që të na bashkohen në përmbylljen e fushatës tonë sonte në ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
LDK dhe koalicioni ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje, për tu bërë pjesë e fitores dhe ndryshimit të madh, i cili është i pashmangshëm.
Bashkë dhe të vendosur, ju mirëpresim!

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...



































