Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 26 November 2024
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga Gjakova.
Në një tubim madhështor, Haradinaj ka thënë se edhe pse e lënë anash, sot Gjakova radhitet ndër komunat me performancën më të lartë.
“Gjakova e dijes, traditës dhe kulturës, që është dëshmitare historike e trimërisë, sakrificës dhe fitoreve, sot dëshmoi nisjen e kthesës së madhe për vendin. Së bashku me Ardian Gjinin, Pal Lekajn, Lahi Brahimajn, Burbuqe Bakija-Devën, Teuta Haxhiun, Adea Rokën dhe Artan Nimanin, sot kemi prezantuar planin për Kosovën Fituese. Zona Ekonomike Amerikane, projekti që premtonte mijëra vende pune, sot qëndron e braktisur. Rruga Gjakovë-Dollc, e nisur në 2018-ën, është shndërruar në dëshmi të paaftësisë qeverisëse. Për kaq gjatë vite të Kurtit në pushtet, ai nuk e ktheu kokën asnjëherë nga Gjakova. Mirepo Gjakova ia doli me sukses. Edhe pse e lënë anash, sot radhitet ndër komunat me performancën më të lartë dhe kjo falë punës së pashoq të Kryetarit Gjini me ekipin e tij të jashtëzakonshëm”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Gjakova do të rilindë me Zonën Ekonomike Amerikane.
“Ne e dimë rrugën drejt suksesit. E dëshmuam me ngritjen e Ushtrisë së Kosovës, me krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes, me taksën 100% për mbrojtjen e prodhimit vendor, projekte e vendime tjera madhore. Plani ynë është i qartë: anëtarësim direkt në NATO, rritje e cilësisë së jetës, pagë mesatare 1000 euro, pagë minimale dhe pensione 500 euro. Gjakova do të rilindë me Zonën Ekonomike Amerikane. Bujqësia do të marrë trefishin e financimit, termocentrali i ri do të sigurojë energji më të lirë, ndërsa fondi special për punësimin e parë të rinisë dhe Pakoja për Mirëqenien e Familjes do të hapin mundësi të reja. Kjo është Kosova që meritojmë – një Kosovë që fiton, zhvillohet dhe ecën përpara me dinjitet”, është shprehur Haradinaj.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...