Lajme

“T’u kisha lutë si vëllai vëllait, ndaleni grevën”, Kokaj tregon si iu përgjigj Jasharaj kërkesës së tij

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 21 September 2022

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, në “Frontal” të T7 foli për kërkesën që sot ia bëri kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, që ta ndërpresë grevën.

“Zotninë që e përmende, ai më tha “unë s’jam shoku yt, jam kryetar, jam ashtu”, i thashë unë të respektoj, a bon ti me respekt të veçantë të ëm dëgjosh, se unë jam më i vjetër se ti. Ai ishte i ekzaltuar”, tha Kokaj.

“Unë e mendova në atë mënyrën time elekuente, që me rrit optimumin e zgjidhjes së problemit”.

-Advertisement-

“Unë e kuptoj se ishte i ekzaltuar, nuk kishte mundësi dot me më pa mu si mik, e kuptoj atë plotësisht. Herën tjetër do të mundohem me pi një kafe me të, me pasë miqësi me të, se kjo është mënyra jem e komunikimit”, tha Kokaj në T7.

Kokaj sot gjatë takimi të Komisionit për Arsim iu drejtua Jasharajt me kërkesën që ta ndalë grevën.

“Është situatë drastike vëllezër dhe motra, kam lutje sy më sy, si vëllai ndaj vëllait, t’i ndërpresim sot grevat dhe pastaj bile këta njerëz këtu, që i kam përreth janë më juve. Hajde t’i ndërpresim sot, e pastaj gjendet modaliteti dhe t’i kthejmë fëmijët në shkollë. Tu kisha lutë shumë që ta ndërprisni grevën”, i ka thënë Kokaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera