Sport

Toverlani: ‘Dardanët’ e luajnë ndeshjen më të rëndësishme prej se rrotullohet topi në trojet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 13 November 2019

Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve “Euro 2020” ndaj Republikës së Çekisë në Pelzen, shkruan Gazeta inFokus.

E në prag të ndeshjes më të rëndësishme për ‘Dardanët”, për Gazetën inFokus ka folu njëri nder trajnerët më të trofeshëm në Kosovë, Afrim Toverlani.

Ai ka thënë se është ndeshje e vështirë, pasi përballemi më një kombëtare të fortë, por shpreson që fati të jetë në anën e Kosovës dhe ‘Dardanët” të arrijnë rezultat të mirë.

-Advertisement-

“Kjo do të jetë ndeshja me e vështirë dhe me e rëndësishmja qysh se rrotullohet topi në trojet e Kosovës”, tha fillimisht trajneri i shumë skuadrave të njohura në Kosovë.

“Fatkeqësia jonë që nuk do ti kemi Zenelin dhe Muriqin në një ndeshje kaq deqizive, por të shpresojmë se fati do të jetë me ne, duke e ditur që do të përballemi me një ekip shume të mirë”, tha tekniku prishtinas.

“Jam optimist i matur, por kjo nuk ma ndryshon mendjen se djemtë na kanë bërë krenar dhe edhe po nuk fituan njëjtë mendoj për ta se kanë qenë fantastik”, përfundoj Toverlani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera