Sport

Tottenhami eliminon Shkëndijën e Tetovës nga Liga e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 24 September 2020

Skuadra e Tottenhamit e ka eliminuar Shkëndijën e Tetovës nga rrethi i tretë kualifikues në Ligën e Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

‘Spurs’ e ka mposhtur skuadrën tetovare me rezultat 3-1, në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Tose Preoski Arena’ në Shkup.

Golat për londinezët i kanë realizuar Erik Lamela (5’), Heung-Min Son (70’) dhe Harry Kane (79’), ndërsa golin e vetëm për Shkëndijën e ka shënuar Valmir Nafiu (55’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Tottenhami ka kaluar në Play-Off, nga ku do të kërkoj kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Evropës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera