Lajme

Tryezë për roli e vendimeve të Supremes në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 13 November 2019

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezë diskutimi me temë: “Roli i vendimeve të

Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”.

Kjo tryezë ka për qëllim të diskutojë mbi detyrimet kushtetuese të Gjykatës Supreme për të garantuar që vendimet e saj që konstatojnë gjendje të paligjshmërisë të adresohen në mënyrë efektive nga gjykatat më të ulëta.

-Advertisement-

Për më tepër, diskutimi do të fokusohet edhe në praktikat e vendeve të rajonit dhe mënyrën e adresimit të rasteve të tilla.

Gjatë këtij diskutimi do të publikohet një analizë politikash e titulluar: “Vendimet e Gjykatës Supreme: Ndikimi i tyre në sistemin gjyqësor të Kosovës”.

Ky studim analizon disa nga rastet ku Gjykata Supreme e Kosovës duke vendosur lidhur me kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruara nga ana e Prokurorisë së Shtetit, nxjerrë aktgjykime me të cilat konstatohet shkelje e ligjit penal.

Si pasojë e njëjta nuk i prish vendimet e formës së prerë të gjykatave të ulëta, respektivisht ato të Gjykatës së Apelit, por kufizohet vetëm në konstatimin e shkeljeve të ligjit penal.

“Edhe pse në këto raste po konstatohet shkelja e ligjit penal, të njëjtat po përfundojnë pa asnjë efekt duke mos u marrë asnjë hap tjetër shtesë as nga ana e Gjykatës Supreme e as nga ana e Gjykatës së Apelit”, thuhet në njoftimin e GLPS-së.

Me anë të kësaj analize gjithashtu shtjellohen detyrimet ligjore që përkojnë mbi Gjykatën Supreme, si gjykata më e lartë në sistemin gjyqësor, dhe ato që përkojnë mbi Gjykatën e Apelit, si shkalla e dytë në këtë sistem. Për më tepër, kjo analizë sipas GLPS-së ofron një varg rekomandimesh që qartësojnë zbrazëtirat juridike të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera