Tryezë e rrumbullakët shqiptaro-kineze për tregtimin e prodhimeve bujqësore
Autori: Gazeta inFokus
08:57 | 08 April 2021
Paraditen e së mërkurës u zhvillua konferenca “online” me temë “Urat e partneritetit dhe mundësitë për promovimin e tregtisë në fushën e bujqësisë midis Shqipërisë dhe Kinës”.
Në fjalën e hapjes, ambasadori kinez në Tiranë, Zhou Ding, theksoi se bazuar në parimin tradicional të miqësisë bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis dy vendeve tona po thellohet. “Kina mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë.
Ambasada jonë ka punuar me zell në lehtësimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve midis nesh. Ne kemi shënuar progres por ka ende një potencial të madh që duhet të shfrytëzohet, veçanërisht në tregtimin e produkteve bujqësore”, -tha ambasadori Zhou. Ndër të tjera ambasadori Zhou Ding vuri në dukje se pavarësisht pandemisë importi i produkteve bujqësore dhe ushqimore shqiptare në Kinë vazhdoi të rritet.
Drejtori i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit në Bujqësi, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Pjerin Shoshi tha se Kina është një ndër ekonomitë më të fuqishme të botës dhe një partner i rëndësishëm ekonomik i Shqipërisë.
Në fjalën e saj, drejtorja e përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca u ndal te prodhimet bujqësore dhe ushqimore shqiptare që pëlqehen nga konsumatori kinez, duke veçuar mjaltin. Ajo vuri në dukje ndihmën që u jepet fermerëve shqiptarë për të sjellë në treg prodhime sa më cilësore.
Përfaqësuesja e palës kineze Chen Lizhen i njohu të pranishmit me arritjet e ekonomisë kineze të vitit të fundit, duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh ekonomiko-tregtar. Ajo bëri thirrje për shtimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Sekretarja e përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Albana Laknori theksoi se Shqipëria duhet të krijojë një klimë të mirë për investimet kineze. Ajo tha se pritet që në të ardhmen Shqipëria të zgjerojë gamën e eksportit të prodhimeve agro-ushqimore, si mjalti dhe mishi, drejt Kinës.
Në përfundim të veprimtarisë, kompanitë shqiptare, të mjaltit “Morava” dhe bulmeteve “Lufra”, i njohën të pranishmit me prodhimet e tyre, duke shprehur interesimin për gjetjen e partnerëve tregtarë nga Kina. Nuk munguan as prezantimet e kompanive kineze të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore. Konferenca u organizua nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri dhe Zyra e Tregtisë e Bashkisë Ningbo.
Të tjera
-
Joe Biden: Ka ardhur koha që trupat amerikanë në Afganistan të kthehen në shtëpi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka bërë të ditur se...
-
Familjes Salihu 11 anëtarëshe nga Ferizaj i digjet shtëpia, kërkojnë ndihmë
Arif Salihu banor i Ferizajt bashkë me familjen 11 anëtarshe që nga e shtu...
-
Ministri më i mirë në Qeverinë Kurti sipas Fatmir Limajt
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për ministrat e emëru...
-
Osmani thotë se Shefqet Krasniqit i ka dalë ajo ana e “katunarit të Sibovcit” kur foli për gratë
Hoxha Osman Musliu ka komentuar deklaratat e Shefqet Krasniqit për gruan në n...
-
Reagon hoxha i Reçakut pas debateve se Adem Jashari agjëronte: Pse po ju dhemb?
Imami i fshatit, Reçak, Emin Ahmeti ka reaguar pas debateve të fundit për Ade...
-
Ministrja Haxhiu: Paraja e keqpërdorur duhet të konfiskohet, i përket qytetarëve
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në llogarinë e sa...
-
Osmani sqaron deklaratën e tij për Adem Jasharin: ‘Nuk e pranoi cigaren sepse ishte duke agjëruar’
Hoxhë Osman Musliu ka sqaruar deklaratën e tij ku tha se gjatë sulmit të viti...
-
Policia e Kosovës në aksion, kontrolle të rrepta për respektimin e masave
Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sonte me angazhime në drejtim të parandali...
-
Kurti i reagon Baton Haxhiut, kërkon të mos dal kurrë publikisht
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar ndaj gazetarit Bato...
-
Meliza Haradinaj uron Izraelin në 73 vjetorin e Pavarësisë, MPJD harron ta uroj mikun e Kosovës
Ish-diplomatja Meliza Haradinaj- Stublla, nuk ka harruar t’ia uroj shtetit mi...
-
Bekim Jashari reagon me një fotografi të Adem Jasharit pas debateve të fundit për komandantin legjendar
Bekim Jashari reagon me një fotografi të Adem Jasharit pas debateve të fundit...
-
Gorani: Do ta pranojmë Zajednicën ose do të flitet për shkëmbim territoresh
Opinionisti Dukagjin Gorani, ka komentuar ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi. ...