Lajme

Tryeza e Samitit të 10-të të Procesit të Berlinit, nga temat kryesore të takimit do të jetë marrëveshja e CEFTA-s

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 13 October 2024

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të ulen të hënën në Tryezën, për të avancuar më tej Procesin e Berlinit, që është ndër urat lidhëse të mes rajonit tonë dhe Bashkimit Europian.

Tryeza udhëhiqet nga vendi iniciues, Kancelari gjerman Olaf Sholz, i cili që në krye të herës vendosi të vijonte agjendën e ish-kancelares, Angela Merkel, për të lidhur me fortë vendet e rajonit mes njëri-tjetrit dhe progresin për në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën tryezë do të jenë liderët e rajoneve – Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa në Samit do të marrë pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

-Advertisement-

Një nga temat kryesore të takimit në Berlin do të jetë Cefta dhe për shkak të nëntë marrëveshjeve të reja të miratuara, por mbi të gjitha sepse pas një viti e gjysmë, Kosova, ndonëse pjesërisht, hoqi ndalimin e importit të mallrave serbe, pas paralajmërimeve se do të përjashtohej nga ajo marrëveshje.

Në pritje të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal, duke theksuar nevojën e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, e cila kontribuon për qytetarët e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Ndryshe, Kurti tashmë ndodhet në Gjermani, ku së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, praktikisht në funksion të kryetares së partisë, po bisedojnë me diasporën kosovare, në radhë të parë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Përveç kësaj, do të mbahet një takim i Forumit të Rinisë dhe Shoqërisë Civile, i cili u mblodh tashmë këtë javë në Berlin.

Kjo tryezë në kuadër të Samitit të Berlinit vjen ndërsa dy ditë më pas, të mërkurën  mbahet në Bruksel, Konferenca e dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, kur vendi ynë do të çelë grupin e parë të negociatave.

Takimi i fundit i Procesit të Berlinit u zhvillua në Tiranë, më 16 tetor të 2023, që ishte u dhjeti në serinë e samiteve të tilla dhe i pari që u zhvillua në një vend jo anëtar të BE-së.

Të hënën liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Europian, do të mblidhen në Berlin, ndërsa shënohen 10 vite nga momenti që nisi ky Proces, më 28 gusht të 2014.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të aprovojnë të hënën planin e ri katërvjeçar të veprimit për tregun e përbashkët rajonal, si dhe të ketë marrëveshje të re për qasje në studime në shkolla të mesme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera