Trusti vjen me njoftimin e fundit
Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 18 April 2022
Pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, është bërë e qartë se Qeveria dhe partia në pushtet janë kundër tërheqjes së një pjesë të parave nga Trust-i.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – si partia më e madhe opozitare ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.
Kësaj nisme i janë bashkuar edhe partitë tjera opozitare, duke konsideruar se mirëqenia e qytetarëve është cenuar dukshëm pas rritjes së inflacionit në muajit e fundit.
Para disa ditësh, Trusti njoftoi se ka pësuar humbje milionëshe nga investimet në tregjet e jashtme, pas fillimit të krizës në tregjet ndërkombëtare financiare pas pushtimit rus në Ukrainë.
Gjithsej 90 milionë euro ishte shuma që Trusti lajmëroi se ka humbur nga investimet në tregjet e jashtme, vetëm në 7 ditët e para të fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Mirëpo, sipas të dhënave më të fundit nga tregjet e jashtme, Trusti ka arritur të rikthej nga fitimet rreth 60 milionë euro fitim.
Me 13 prill 2022, Trusti ka deklaruar se ka nën menaxhim 2, 340, 383,190 euro derisa më 25 shkurt kishte deklaruar se ka 2, 286, 571.013 euro.
Fondi pensional e kishte mbyllur vitin 2021, me një buxhet fiks në vlerë prej 2, 353, 174, 911 euro.
Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.
Për shkak të situatës së rëndë ekonomike, deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.
Ky projektligj pritet t’i dërgohet Kryesisë së Kuvendit për futje në rend dite për shqyrtim.
Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.
Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.
Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se nuk e sheh si zgjidhje të problemit, lejimin e tërheqjes së parave nga Trusti pensional.
Kurti ka thënë se me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, vetëm zbutet kriza në Kosovë.
“Ne e kemi thënë edhe shumë më herët, edhe kur ishim në opozitë edhe tani. Me pakon e ringjalljes ekonomike, ne e zbusim krizën. Nuk konsideromë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm, ta zgjidhim problemin”, tha Kurti.
“E keni parë që edhe dy ekspertë të njohur të Fondit Monetar Ndërkombëtar e kanë dhënë vlerësimin e tyre se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”.Fondi i Kursimeve Pensionale ka mbi 700 mijë kontributpagues.
Aktualisht, 78 për qind e mjeteve janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare dhe rreth 22 për qind në Kosovë, shkruan Periskopi.
Kontributpaguesit, 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, të fituar gjatë kohës sa kanë punuar, e kishin tërhequr në vitin 2020.Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues. Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. /paparaci.com
Të tjera
-
Dalin pamjet e rrahjes brutale në Emshir, policia njoftoi për 3 të lënduar e 6 të shoqëruar në stacion
Sonte në lagjen Emshir në Prishtinë ka pasur përleshje fizike mes disa person...
-
Rrahje në Emshir, lëndohen 3 persona, 6 shoqërohen në polici
Pak më parë në lagjen Emshir të kryeqytetit disa persona janë përleshur fizik...
-
Hill: Çuam mesazhe të qarta për Urën e Ibrit, ata që devijojnë nga dialogu, devijojnë nga politika jonë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ...
-
“Në baushtellë kam punu prej qeverisjeve tuaja”, përplasje e ashpër mes Dardan Gashit e Dibran Hoxhës
Përplasje të ashpër kanë pasur analistët Dardan Gashi e Dibran Hoxha, sonte l...
-
Elshani: Kemi informacione që protestuesit do të mendojë të bllokojnë edhe pikë kalimin të Kulla
Nesër do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitarë drejt Kosovës. ...
-
Përleshje në Emshir, lëndohen 3 persona, 6 shoqërohen në polici
Sonte në lagjen Emshir në Prishtinë ka pasur përleshje fizike mes disa person...
-
Pacolli e ngacmon Kurtin për “ekuacionin”, nuk i kursen as Nagavcin e Bulliqin
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka ironizuar me kry...
-
Kryediplomatja Valtonen pas vizitës: Finlanda dhe Kosova kanë lidhje të forta, dialogut Beograd-Prishtinë i japim prioritet
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, i ka quajtur “takime shumë t...
-
Caktohen gjyqtarët e procesit ndaj Haxhi Shalës dhe të tjerëve në Hagë
Gjykata Speciale ka caktuar tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë rastin ndaj Hax...
-
Huqja e Kurtit në zgjidhjen e ekuacionit matematikor në Llap bëhet edhe lajm ndërkombëtar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkoi falje publike nxënësve për ...
-
Paralajmërimi në Serbi për bllokimin e pikave kufitare me Kosovën, deklarohet Policia: Kemi plane operacionale
Në Serbi kanë paralajmëruar se nesër (6 shtator) do të fillojë bllokada shumë...
-
Në Serbi paralajmërojnë se pikat kufitare me Kosovën i bllokojnë nesër nga ora 18:00, përveç Konçulit
Kryetari i së ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës ...