Lajme

Trusti tregon kur do të mund të tërhiqet 10% nga qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 10 August 2020

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se 10% nuk mund të tërhiqet deri në miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale dhe sipas Trustit ata janë të obliguar të presin deri në ndryshimin e ligjit.

“Trusti është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%-shit.Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Kujtojmë këtu se edhe nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres derisa ligji të hyjë në fuqi (nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare)”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Po ashtu thuhet se “Aktualisht Trusti është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit. Kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij procesi.”/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera