Fokus

Trusti po rrezikon pensionet e kosovarëve

Autori: Sylejman Sylejmani 13:52 | 14 October 2018

Trusti është duke rrezikuar shumë me paratë e kursimeve pensionale.

1.6 miliardë eurot e mbledhura në këtë fond mund të humbasin, raporton Gazeta inFokus.

Kjo mund të ndodh pasi Trusti nuk i ka të garantuara gjithë këto para dhe një krizë financiare mund t’i lë kosovarët pa pensione.

-Advertisement-

Trusti tre mujorin e parë të vitit e ka nisur me një humbje të madhe.

39.5 milionë euro është humbja e shënuar nga Trusti në këtë periudhë të vitit.

Për garantimin e fondit pensional, ish-anëtari i bordit në fondin e Kursimeve Pensionale, Flamur Keqa ka dërguar një kërkesë në Kuvendin e Kosovës.

Kërkesën e tij ai ia ka drejtuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryetarit të komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa Lumir Abdixhiku, kryetares së komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik Sala Berisha – Shala, si dhe shefave të grupeve parlamentare në Kuvend. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera