Trusti akoma pa bord, zgjedhja e anëtarëve në proces

Autori: Gazeta inFokus
21:02 | 04 June 2023
Janë bërë tre muaj prej që është bllokuar Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, pasi nga fillimi i marsit ky institucion është pa bord.
Për këta anëtar janë hapur dy konkurse dhe i fundit ka zgjatur deri më 5 maj.
Në ndërkohë, Komisioni përzgjedhës që përbehet nga Ministri i Financave, Guvernatori i BQK-së dhe Auditorja e përgjithshme akoma nuk ka vendosur për këta emra.
E është BQK që paktën ka dhënë shpresa që kjo situatë është në proces.
“Ju njoftoj se Komisioni për Përzgjedhje është në proces të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës-FKPK. Puna e Komisionit për Përzgjedhje, pritet të përfundojë së shpejti dhe do të komunikohet në pajtim me dispozitat e aplikueshme ligjore”, thonë nga BQK-ja.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet Ministri i Financave, Hekuran Murati i cili i ka thënë tëlevizionit që emërimi i anëtarëve të bordit është në proces.
Ndërsa nga institucioni i Auditorit të përgjithshëm nuk kanë dhënë përgjigje konkrete për ecurinë e procesit.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju lutem t’i drejtoheni Bankës Qendrore si bartëse e procesit. Auditorja e Përgjithshme i përgjigjet të gjitha kërkesave sipas përgjegjësive të përcaktuara me ligj”.
Por, gjithë kjo shtyrje e këtij procesi për tre muaj sipas anëtarit të Komisionit për Buxhet, Mergim Lushtaku po bëhet që ky institucion të kapet nga pushteti.
“Guvernatori tash është me Ushtrues detyre, një ushtrues detyre I cili është zgjedhur anëtar I bordit të BQK-së e I cili ka qenë më herët edhe kandidat I Vetëvendosjes, shihet qartë që ka një lidhje që donë të politizojnë dhe të kapin me të vërtetë institucionet publike”, ka thënë deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.
Në momentin kur kishte skaduar mandati i anëtarëve të trustit, Fondi i Kursimeve Pensionale kishte dal me deklaratë duke thënë se mungesa e Bordit Drejtues ia pamundëson institucionit të ndërmarrë çfarëdo vendimi për investimin e mjeteve pensionale, si për investimet e mjeteve pensionale jashtë Kosovës ashtu edhe për ato brenda Kosovës.

Të tjera
-
Edi Rama për vdekjen e Haxhi Thaçit: Baba iku krenar Hashim
Ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit, i cili ishte i shtruar n...
-
Bedri Hamza ngushëllon për vdekjen e babait të Hashim Thaçit
Kandidati pwr kryeministwr nw radhwt e PDK-sw, Bedri Hamza, ka reaguar për vd...
-
Limaj për vdekjen e Haxhi Thaçit: Thuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por asnjëherë s’u dorëzua
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shkruar pas vdekjes së Ha...
-
Çitaku për Haxhi Thaçin: Zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebo...
-
Endriti i emocionuar për humbjen e gjyshit: “Ke qenë frymëzim për mua dhe familjen…”
Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka vdekur sot p...
-
Behgjet Pacolli ngushëllon për vdekjen e babait të Hashim Thaçit
Ka ndërrua jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi....
-
Memli Krasniqi: Sot u shua një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, ngushëllime familjes Thaçi
Ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit, i cili ishte i shtruar n...
-
LAJMI I FUNDIT: Përleshje me thikë mes të rinjve në Vranjevc
Para pak minutash, një përleshje ka ndodhur mes disa të rinjve në lagjen Kodr...
-
Vdes babai i Hashim Thaçit
Derisa po trajtohej në QKUK ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i presidentit Hashim...
-
Kërkohet që partitë të bëjnë kompromise rreth koalicioneve
Me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ,...
-
Ekskluzive: Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku në takim – diskutohet për koalicionin opozitar
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ...
-
Gjermania “lṳftọn” me Serbinë për malet e Kosovës
Maleve të Kosovës, Jorn Rohde u ngjit shpesh gjatë mandatit të tij. E amba...