Lajme

Truprojat e Thaçit dërgohen në stacion policor për intervistim

Autori: Gazeta inFokus 00:24 | 04 June 2020

Pjesëtarët e Mbrojtjes së Afërt të presidentit Hashim Thaçi arrestuan dhunshëm sot një qytetar i i cili iu referua këtij të fundit si ‘Hajn’.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se tashmë të njëjtit janë duke u intervistuar nga Inspektorati Policor në Stacionin Qendra në Prishtinë.

Sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se Inspektorati është përkujdesur që menjëherë të nis hetimet lidhur me zhvillimin e këtij rasti.

-Advertisement-

Ngjarja u zhvillua në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës, saktësisht në sheshin ‘Nënë Tereza’ ku zyrtarët e mbrojtjes së Thaçit nuk hezituan që të arrestonin të riun madje dhunshëm.

Por ishte pikërisht gazetari i Indeksonline i cili arriti të xhirojë gjithë këtë reagim të truprojave të Thaçit, teksa këta të fundit tentuan edhe që t’i merrnin telefonin atij.

Lidhur me këtë incident u deklarua edhe presidenti Thaçi i cili e cilësoi reagimin e truprojave të tij si profesional.

Thaçi shkoi edhe më larg duke thënë se Kurti do të duhej të ishte vetë në këtë moment, e të mos e dërgonte aktivistin.

Thaçi poashtu tha se s’do të lejojnë provokime dhe se për këtë do t’ua tregojnë vendin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera