Lajme

Truprojat e Feros të përfshirë në të shtënat e mbrëmshme në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 19 November 2019

Gjatë mbrëmjes së kaluar është  raportuar për të shtëna me armë në Gjilan, saktësisht në lagjen Dardania 1.

Këto të shtëna me armë ndodhën pikërisht para një palestre në këtë lagje.

Por burime të Insajderi mësojnë se është pikërisht i ashtuquajturi Lila natën e 18 nëntori ka shtënë me armë zjarri pranë fitnesit ‘Parajsa’.

-Advertisement-

Sipas të njëjtave burime thuhet se ky rast nuk është kriminal, por ka ndodhur për motive të ulëta dhe shumë banale.

Shaban Azizi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit ka thënë për Gazetën Insajderi se lidhur me këtë rast janë arrestuar gjashtë persona dhe janë konfiskuar tri revole.

“Janë arrestuar gjashtë persona, të cilët janë në ndalim dhe i kemi konfiskuar tri pistoleta dhe rasti ka mbetur vetëm të procedohet në prokurori dhe pastaj tek ne që të përfundohet”, ka thënë Azizi për Insajderin.

Por kush është Lila?

Lila i cili po dyshohet se ka shtënë mbi dy të lartpërmendurit është nipi i Feriz Qerimit i njohur me nofkën “Feriz Llovca”, i dënuar së paku me pesë vite burgim për rrëmbim të dëshmitarëve, armëmbajtje pa leje dhe organizim kriminal, derisa është vrarë në vitin 2009.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera