Lajme

Truproja e Kurtit pengoi gazetaren, Çitaku: Indiferenca e kryeministrit, më e rrezikshme se vet sulmi

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 28 Dhjetor 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj veprimit të mbrojtjes së afërt të kryeministrit për të penguar gazetaren Blerta Dalloshi-Berisha.

Sipas Çtakut  indiferenca e kryeministrit Albin Kurti ndaj këtij veprimi është më e rrezikshme se vet sulmi.

Në profilin e saj në “Facebook”,  ajo ka shkruar se kjo mendësi e rrezikshme nuk duhet të ketë vend në demokraci.

-Advertisement-

“Një gazetare në detyrë sulmohet nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit Kurti, në praninë e tij. Indiferenca e Kryeministrit karshi sulmit ndaj Blertës, është më i rrezikshëm se vet sulmi. Kjo mendësi e rrezikshme nuk duhet të ketë vend në një demokraci”, ka shkruar Çitaku.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy