Lajme

Trupin e mbështjellë me qese plastike dhe kokën diku tjetër, shkrimtarja e famshme gjendet e varrosur në pyll

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 13 December 2019

Një shkrimtare e famshme britanike është gjetur ditën e sotme e varrosur në një pyll afër shtëpisë së saj. Pasi ishte shpallur e zhdukur, trupi i pajetë i Lindsay de Feliz u gjet i varrosur në pyllin afër shtëpisë në Moncion. Nga raportimet e deritanishme thuhet se 60-vjeçarja ishte mbytur.

Trupi i gruas u gjet i varrosur shumë cekët në tokë, në një zonë të pyllëzuar, të mbështjellë me qese plastike të zezë dhe një fletë të verdhë. Ndërsa koka e saj ishte në një qese tjetër të zezë me një ngjitës rreth qafës. Qeset e zeza u gjeten edhe në shtëpinë e gruas.

Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se nën hetim për këtë vrasje janë disa njerëz, duke përfshirë edhe bashkëshortin e saj 50-vjeçar, Danilon. Gjithashtu nën hetim është edhe djali i burrit, Dani Alberto Feliz Martinez, të cilët janë arrestuar.

-Advertisement-

Gjithashtu bëhet e ditur se zbulimi i Feliz u bë pas një kontrolli masiv ku morën pjesë miq të shkrimtares, policë dhe punonjës të mbrojtjes civile. Lindsay u pa për herë të fundit pasditen e së martës duke zbritur nga një autobus përballë shtëpisë së saj.

Nga ana tjetër kujtojmë se 60-vjeçarja ka shkruar dy libra dhe një prej tyre ‘What About Your Saucepans’ ishte një nga më të shiturit në Amazon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera