Trupi i pajetë i 82-vjeçarit nuk do të dërgohet për obduksion
Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 19 January 2018
Pas 14 ditësh kërkime, ekipi i FSK-së, arriti të gjejë trupin e pajetë të 82-vjeçarit, Mustafë Haxhiat, i cili ishte hedhur në lumin Erenik të Gjakovës. Familjarët nuk kanë kërkuar të bëhet obduksoni. Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër.
Vdekja e babait e kishte trishtuar pa masë. Mirëpo, dhimbja dhe mërzia e të birit dhe e gjithë familjes veçse u shtua për ditë me radhë pasi nuk mund ta gjenin trupin e pajetë që ta varrosnin.
Më fund, pas 14 ditësh kërkime, ekipi i FSK-së, arriti të gjejë trupin e pajetë të 82-vjeçarit, Mustafë Haxhiat, i cili ishte vetëhedhur në lumin Erenik të Gjakovës, duke i dhënë fund jetës së tij.
Një orë pas gjetjes së trupit të pajetë të babait të tij, Fatmiri tregon për Express mërzinë e tij dhe të të gjithë familjes.
“Krejt ato mërzia e çështje tjera emocionale normalisht që janë gjendje e vështirë. Kjo ishte diçka e rëndë për ne, për familjen, na humbi edhe trupi i tij se për vdekjen do të pajtohemi nuk kemi çfarë të bëjmë”, shprehet ai.
Trupi i të ndjerit tashmë është dërguar në morg. Sidoqoftë, nuk do të bëhet obduksioni, pasi kjo nuk është parë e nevojshme nga familjarët.
“Obduksion nuk do të bëjmë pasi nuk dyshojmë në asgjë dhe askënd, ai e ka bërë pa vetëdije apo ku e dimë qëllimin e tij, kështu që nuk asgjë të dyshimtë dhe nuk kemi dashur të dëmtohet trupi i babait pa nevojë”, tha më tej Fatmiri.
Pas një pune intensive, edhe përkundër terrenit të papërshtatshëm, sot rreth orës 11:50, ekipi i FSK-së ka arritur të nxjerrë nga uji trupin e pajetë të Mustafë Haxhisë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Pas një pune intensive sot me datën 19.01.2018 në ora 11:50 ekipi i FSK-së arriti të nxjerrë nga uji trupin e pajetë të personit të viktimës M. H., kosovar/ shqiptar i moshës 82 vjeçar nga Gjakova, trupi i të ndjerit është gjetur përafërsisht rreth dy kilometra nga vendi i ngjarjes. Njësitet e FSK-së nuk pushuan së kërkuari në asnjë moment për 14 ditë rresht , të përkrahur kohë pas kohe edhe nga njësiti i zhytësve nga Mitrovica dhe ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova edhe përkundër terrenit të pa përshtatshëm dhe vështirësive tjera”, ka thënë Lirie Hajdari.
Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër, derisa të vinë disa të afërm të tij në Kosovë.
Mustafë Haxhia që nga lufta kohë pas kohe ka vuajtur nga depresion dhe për një kohë të gjatë ka qenë me terapi. Më pesë janar 2018 në orën 16:35, stacioni policor në Gjakovë kishte marrë një informatë se 82-vjeçari kishte kërcyer nga ura që lidh pjesën e qytetit me fshatin Moglicë dhe ishte hedhur në lumin Erenik.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...