Lajme

Trupi i gazetarit saudit, është gjetur në një pus

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 23 October 2018

Trupi i gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi, u gjet në një pus në territorin e rezidencës së Konsullatës së Përgjithshëm të Arabisë Saudite në Stamboll.

Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i partisë turke Vatan Dogu Perincek.

“Mësova nga burime të besueshme në shërbimet e sigurimit të Stambollit se trupi i Khashoggi u gjet në një pus të vendosur në kopsht në territorin e rezidencës së Konsullit të Përgjithshëm të Arabisë Saudite”, tha ai.

-Advertisement-

Burimi i gazetës Hurriyet në policinë turke ka treguar detajet e hetimit.

“Kur Khashoggi hyri në konsullatë, ai mbante këpucë, jo atlete. Dallimi i parë i vërejtur nga ekipi i policisë që shqyrtoi kamerat e vëzhgimit ishin këpucët“, tha burimi.

Gazetari saudit dhe korrespondenti i Washington Post, Jamal Hashogi, u vra në një konsullatë të Arabisë Saudite në Stamboll.

Pas disa ditësh mohimi, Arabia Saudite e ka pranuar se Khashoggi është vrarë në konsullatën e saj në Stamboll.

Khashoggi u zhduk më 2 tetor kur u pa për herë të fundit të hyjë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera