Trupat e viktimave siriane kthehen nga Turqia, dhimbje e madhe në kufi

Autori: Gazeta inFokus
10:28 | 09 February 2023
Fotografi të realizuara në një pikë kufitare midis Turqisë dhe Sirisë tregojnë një skenë shkatërruese ndërsa familjet marrin trupat e të dashurve të tyre që vdiqën në tërmetin masiv të së hënës.
Trupat e më shumë se 300 sirianëve që vdiqën nga tërmeti në Turqi janë sjellë përtej kufirit, tha të mërkurën një zëdhënës i pikës kufitare Bab al-Haëa.
Trupat u dërguan përsëri në Siri në mënyrë që viktimat të mund të varroseshin në vendin e tyre, tha zëdhënësi i Bab al-Haëa, Mazen Alloush.
“Që nga e hëna e deri më tani kemi marrë kufomat”, tha ai. “Trupat e sirianëve, të cilët ishin në Turqi, na janë dërguar nga zona dhe spitale të dryshme”, raporton CNN.
Autoritetet nuk kanë bërë ende një ndarje të detajuar të kombësisë së viktimave. Turqia është shtëpia e rreth 3.6 milionë refugjatëve sirianë, sipas shifrave të OKB-së, me qindra mijëra sirianë që jetojnë në provincën jugore të Gaziantep, pranë epiqendrës së tërmetit.
Rreth 16 mijë persona tashmë dihet se kanë vdekur pas tërmeteve të së hënës në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.

Të tjera
-
Kapet në Prishtinë i kërkuari nga Interpol Austria – Dërgohet në mbajtje për të proceduar me ekstradimin
Gazeta mëson se mbrëmë është realizuar një aksion i suksesshëm nga Policia e ...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Era do të fry...
-
17 të lënduar nga sul*met iraniane ndaj Izraelit
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, ka thënë se Ira...
-
Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, pasi Izraeli ndërmori sulme ndaj objekteve...
-
Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur
Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benja...
-
AGK: E mirëpresim aktakuzën ndaj Simiqit dhe personit që sul*moi gazetarët
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzë...
-
Ushtria izraelite: Më pak se 100 raketa u lëshuan nga Irani
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se më pak se 100 raketa balistike ...
-
Po përflitet si kandidate e LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, flet Rrezarta Krasniqi
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po përflit...
-
Nesër në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
Komuna e Drenasit, nën patronatin e kryetarit, Ramiz Lladrovci, organizon nes...
-
Ish-ambasadori izraelit në SHBA: Sul*met e Iranit po dridhin ndërtesat në Izrael
Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë tronditur ndërtesat në Izrael, sipas ish-amb...
-
Su*lmi i Iranit ndaj Izraelit, deri tani nuk raportohet për të lënduar nga sulmet në Tel Aviv
Sulmet iraniane kanë rënë në një zonë brenda rajonit të Tel Avivit, por deri ...
-
Irani lëshon raketa drejt territorit izraelit, reagojnë Forcat Ajrore
Forcat Ajrore të Izraelit kanë reaguar menjëherë pas lëshimit të disa raketav...